Kishte kaluar një kohë e gjatë që kur Sheila Haxhiraj ka qenë për herë të fundit pjesë e “The Top List” me një projekt të sajin muzikor. Por tashmë artistja ka bërë një rikthim në listë pas plot 2 vitesh.

Sheila ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin “Ëndërr”. Artistja ka ardhur këtë herë me një këngë mjaft ritmike, e cila i dedikohet dashurisë.

“Ëndërr” ndryshon disi nga kënga e saj paraardhëse. Kujtojmë se dy vite më parë, Sheila ishte në klasifikim me këngën “Uh sa vapë”.

Mesa duket, pasi i rriti mjaftueshëm temperaturat, ishte koha që Sheila të vinte me disa nota më romantike. Pas këtij rikthimi të saj, “Ëndërr” e ka poziconuar artisten në vend të 93-të aktualisht.