Këngëtari shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara, Seven Saraçi, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “4TN”. Projekti vjen në bashkëpunim me këngëtaren me origjinë latine, Sessi, e cila jeton dhe vepron në New York.

Në këtë duet, Seven ka sjellë një risi për publikun, duke kënduar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ndërsa Sessi sjell ngjyrimin latin që e bën këngën të veçantë.

Ky bashkëpunim shihet si një hap i ri për artistin, i cili në projektet e fundit është fokusuar kryesisht në tregun ndërkombëtar. Risia këtë herë është se Seveni ka zgjedhur të këndojë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, duke krijuar një përzierje që synon të afrojë audiencën shqiptare me atë ndërkombëtare.

“4TN” sjell qartazi energjinë dhe kiminë artistike që dy këngëtarët kanë në këtë projekt të ri. Dueti i Seven dhe Sessi pozicionohet në vend të 44-të aktualisht.