Duket sikur Sergio e ka kthyer tanimë në një ‘traditë’. Artisti është bërë pjesë e “The Top List” sërish pas më shumë se dy vitesh.
Edhe pse nuk është shpesh mjaft aktiv me projekte të reja muzikore, Sergio ka një vend të veçantë për të gjithë fansat e tij. Thënë kjo, këngët e tij përqafohen nga publiku dhe kthehen në hiteqë mbahen mend gjatë.
E tillë premton të jetë dhe kënga e tij e re. “Lambo” është prurja më e re muzikore e Sergio, e cila ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg dhe menjëherë ka marrë sugjerimet nga ana e publikut, duke u bërë pjesë e 100 këngëve më të mira të muzikës moderne shqiptare.
“Lambo” e ka pozicionuar artistin në vend të 21-të. Shpresojmë që të mos kalojë sërish kaq kohë e gjatë që Sergio të jetë sërish pjesë e “The Top List”.