Një ndryshim në renditjen e Top 5 sa i përket kësaj jave në “The Top List”. Pas gati një muaji në vend të parë, Beatrix bie nga froni.

Kreu i kësaj jave shkon për Semi Jaupaj me “Mos u kthe”, këngë që tashmë është bërë hit dhe ka rrëmbyer zemrat e fansave kudo. Tashmë Semi i ka ‘rrëmbyer’ vendin Trixës. Menjëherë pas saj, në vend të dytë renditet Yll Limani me “Lshoja zanin”.

“Lshoja zanin” padsyshim që ka qenë një nga këngët më të votuara të Yllit dhe më e pëlqyera nga albumi i tij me të njëjtin titull. Ajo që ndoshta dis prej jush nuk e dinë, është se pas “Mos u kthe” qendron prekja magjike e vetë Yllit.

Yll Limani ka shkruar tekstin e këtij projekti që tashmë është bërë viral dhe qendron në listën e këngëve më të pëlqyera të dëgjuesve. Në vend të tretë për këtë javë renditet “Spektatore” e Alban Skënderaj, një rikthim në Top 5. Vendi i katërt shkoi për Anxhelina Hadërgjonaj dhe Flor Mumajesi me “Anash & Doja”.

Top 5 mbyllet me Capital T dhe “Dy zemra”. Na mbetet të presim se çfarë surprizash do të kemi javën e ardshme në klasifikim.