Kejsi Tola erdhi me një surprizë për të gjithë ne! Artistja ka prezantuar “LUMINOUS”, një projekt për të cilin ajo është dedikuar për më shumë se dy vite. Mbrëmjen e të mërkurës ajo ka organizuar një event mjaft të veçantë me shumë të ftuar nga bota e televizionit, artit dhe muzikës për të prezantuar këtë kryevepër.

Mes shumë të ftuarve njëra prej tyre ishte edhe këngëtarja Semi Jaupaj, e cila nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve të vogla rreth jetës së saj, karrierës dhe gjithashtu rreth “Big Brother VIP”.

Keisi me albumin e saj të ri, si e shikon ?

Jam shumë e lumtur për Keisin, po dëgjoj gjithandej rikthime dhe është një rikthim sepse ka bërë 2 vite pauzë në muzikë. Jam shumë e lumtur që vjen me një mini album dhe mezi pres ta dëgjoj sepse Keisi perveç se është një vajzë shumë modeste është dhe shumë e talentuar.

Si e shikon Big Brother-in e këtij viti?

Nuk kam shumë qejf të flas për Big Brother, mendoj se e kam mbyllur ciklin tim me të, u uroj shumë sukses të gjithëve . Patjetër që e kam një të preferuar po nuk do doja ta thoja.

Historia Luizi-Kiara apo Donald-Bora? Një përgjigje objektive.

Nuk tregohem dot objektive në gjërat që më përkasin mua që i kam afër zemrës, kështu që do thoja Bora-Donald.

Po ti dhe jeta jote sentimentale?

Single, single, single.  Jam shumë e fokusuar për momentin dhe do doja të vazhdoja dhe për pak kohë me këtë. Nuk i dihet mbase na vjen princi i kaltër…

Projekte këtë verë ka?

Po po, ka.

Bashkëpunime? Ndonjë emër?

Emër jo, po bashkëpunim ka… Do të vijë shumë shpejt. Me një çun…