Dafina Zeqiri është shumë aktive në “broadcast channel”, përmes të cilit ndan me ndjekësit e saj momentet kryesore të karrierës së saj. Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja bëri publik emrin e albumit të saj më të ri, i cili pritet të dalë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

“The Absolute” mban titullin albumi i saj më i ri, i cili momentalisht përmban 15 këngë por këngëtarja ka treguar se do punojë fort që të shtojë edhe pesë këngë të tjera. Ndërsa mbëmjen e kaluar, artistja ka treguar për fansat se ka bërë një këngë tepër të bukur. Ajo gjithashtu ka shtuar se njerëzit nuk duhet ta ngacmojnë se në të kundërt ajo shkon dhe shpërthen në studion muzikore.

Çfarë kënge kam bërë sot. Njerëzit nuk duhet të më ngacmojnë se pastaj e nxjerr inatin në studio”, shkruan këngëtarja në “broadcast channel”.