Reperi i njohur Ledri Vula është padyshim ndër  artistët më të pëlqyer të tregut nga një numër i madh fansash. Ndër vite ai i ka rezistuar skenës, duke qenë gjithmonë “On Top”.

Ledri Vula vazhdon me sukseset e tij të njëpasnjëshme. Kjo periudhë ka qenë mjaft e frytshme për të, me koncerte të shumta dhe projekte të reja muzikore.

Ledri ka eksperimentuar goxha kohët e fundit me këngët e tij. Kjo ka bërë që ai të tërheqë edhe më shumë fansa me shije të ndryshme muzikore.

Por sigurisht që artisti gjithmonë do të mbahet mend dhe për ‘perlat’ e tij të dikurshme. Ato këngë që mbajnë 100% ‘vulën’ e tij, si “SRMN” apo “Kings”.

Dhe duke qëndruar tek kjo e fundit, Ledri do të rikthejë sërish këtë anë të tij. Këtë e ka bërë me dije vetë artisti nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka ripostuar një foto që tregon se “Kings” është duke u dëgjuar në makinë dhe ku pyetet Ledri: 

“Kur do të bësh prapë këngë si kjo?”

Dhe përgjigjja e tij ishte:

“Së shpejti.”