Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive. Kënga e fundit e sjellë nga artistja është “Mama”, njëkohësisht edhe kënga e parë e albumit me po të njëjtin titull. Në këtë projekt, Samanta doli pak nga kornizat e saj, ku jemi mësuar ta shohim ose me këngë dashurie ose që na bëjnë të kërcejmë, duke sjellë një këngë me një mesazh shumë të fuqishëm.
E së fundmi Samanta ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Jeta ime” që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Ky projekt kësaj radhe e sjell Samantën edhe më të veçantë, me një videoklip me titra dhe bardhë e zi, ndërsa teksti i kushtohet dashurisë. Projekti i ri nga Samanta është pëlqyer dhe mbështetur që në momentet e para të publikimit duke marrë shumë komente pozitive.
Padyshim që “Jeta ime” premton të thyejë shumë zemra, duke nisur që nga realizimi i videoklipit me disa nota të ftohta dhe melankolike e deri tek teksti që është e sigurtë që secili mund të gjejë pak nga vetja. Ky projekt e ka renditur Samantën në vend të 68-të të klasifikimit të “The Top List”.