Samanta dhe 2Ton bashkuan fuqitë këtë vit dhe sollën bashkëpunimin e tyre të parë, me të cilin dyshja ka goditur vërtet në shenjë.
“Bashk” titullohet kjo këngë, e cila është publikuar në fillim të muajit mars dhe menjëherë është shndërruar në një prej këngëve më të dëgjuara të momentit.
Prej 3 javësh ky projekt muzikor është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku nga java në javë është vënë re një ngjitje sa më në majë të renditjes. Vetëm këtë javë, falë mbështetjes dhe votave të fansave, ky bashkëpunim është ngjitur me 25 pozicione, duke u renditur në 5-shen e këngëve më të nxehta në listën zyrtare të “Top Awards”, saktësisht në vendin e 4-t.
Ndërkohë që është duke shijuar këtë sukses, Samanta ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, duke postuar një foto teksa ndodhej në studion e regjistrimit deri në orët e para të mëngjesit.