Një rrokadë në klasifikimin e javës në “The Top List”. Teksa vëmendja më e madhe është tek kreu dhe Top 5, ja çfarë ndryshimesh kanë ndodhur këtë herë…

Kreu i javës shkon për Gjestin me “Princesh”. Kjo këngë është prej 18 javësh pjesë e listës dhe këtë herë është rritur me 1 pozicion.

Vendi i dytë shkon për Tirin dhe Besën me “Nihna”. Bashkëpunimi i dyshes javën e kaluar mbante kreun, ndërsa tashmë ka zbritur me 1 pozicion.

Klajdi Musabelliu renditet në vend të tretë me “E bukur”, me plot 22 pozicione më lart nga java që lamë pas. Në vend të katërt, me 1 pozicion më poshtë nga java e kaluar, renditet Julio Imeri me “Bosh”. Top 5 edhe për këtë javë e mbyll Kelly dhe Egli Tako me “Ti”.