E kush tha që muzika rock nuk pëlqehet shumë nga audienca?! Përkundrazi, duket se vitet e fundit publiku shqiptar është goxha i dhënë pas kësaj rryme.

E thënë kjo, përfaqësues të mirë të rock-ut, na bashkohen në listën e kësaj jave. Rool rikthehen e mbase më fuqishëm se kurrë!

Pas një periudhe pauze, grupi i njohur muzikor Rool ka shënuar rikthimin e tij me një këngë të re, titulluar “Twisted”. Ky projekt i ri vjen plot energji e vibe të mirë.

Me një atmosferë të freskët dhe të fuqishme, “Twisted” është një shenjë e qartë se grupi është rikthyer fuqishëm e duket se do kompensojë gjithë kohën e humbur. Rool rules!