Kur Ronela Hajati tha për projektin e saj të ri se do të ishte një këngë “jo për të mbyllur verën, por me nxef dimrin”, nuk e menduam aq thellë. Artistja paralajmëroi këngën e re gjatë muajit gusht dhe në fillim menduam se do të ishte një këngë ‘e nxehtë’ verore, nga ato që Ronela di të sjellë.
Megjithatë, gjithçka na doli jashtë parashikimeve. Ronela ka bashkuar forcat me Varrosin për të na sjellë “Panama”, që është publikuar vetëm pak ditë më parë.
Ky projekt mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve, si dhe votat e publikut që e renditën atë në klasifikimin e javës. Videoklipi vjen mjaft interesanr dhe teksti i këtij projekti është shkruar nga vetë dy artistët.
E pikërisht këtu duam të ndalemi pak. Edhe pse jemi mësuar me Ronelën dhe grindën e saj, ky projekt na surprizoi disi për tekstin eksplicit.
Tani kuptuam se çfarë donte të thoshte Ronela kur e paralajmëroi “Panama”! Me temperaturat që i ngriti mjaftueshëm, shijoni këngën dhe… tekstin ‘e nxehtë’!