Ajo vajzë di të sjellë vetëm hite dhe të na surprizojë me projektet e saj. E kemi fjalën pikërisht për Ronela Hajatin.
Artistja gjithmonë ka ardhur plot guxim dhe duke eksperikentuar në projektet e saj. Jo vetëm në tekst, muzikë, por po ashtu dhe me paraqitjet e saj.
Shumë ekspresive dhe dinamike në çdo dalje të saj, por këtë herë ajo ka ardhur ndryshe. Ronela ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor që mban titullin “Të du fort”, që ka hyrë këtë javë në “The Top List”.
E në fakt Ronela na ka surprizuar këtë herë. Artistja ka ardhur me disa nota shumë të buta e romantike, duke na mallëngjyer.
Një projekt për dashurinë që vjen fiks me rastin e Shën Valentinit. “Të du fort” pozicionohet aktualisht në vend të 10-të të klasifikimit.