Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.
Vetëm tre javë më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka rreth 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Bukuroshja sapo ka publikuar ‘Si Yll’ dhe ashtu siç dihet tanimë një projekt që të konsiderohet i suksesshëm duhet të bëhet viral edhe në TikTok. Këtë ka vendosur të bëjë dhe artistja e cila me anë të postimi në Instastory ka treguar se do ta kthejë në një sfidë të këtij aplikacioni.
Do ta bëjmë ‘Si Yll’ një sfidë nesër dhe do ta postoj në Instagramin tim! Mezi po pres t’ju shoh