Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’. E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’.
Ka kaluar vetëm 1 muaj nga publikimi i këngës së fundit, e cila titullohet “Valle” e duket se Ronela është gati për të publikuar një tjetër këngë. Këtë na e ka bërë me dije vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory, ku na ka zbuluar edhe se këtë herë do të jetë një këngë dashurie zemërthyese.
Ka ardhur koha për të bërë një këngë zemërthyese.