Adrian Gaxha ka bashkuar fuqitë me Vig Poppën për projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Lady Malena”. Eshtë pikërisht ky projekt muzikor, i cili e ka rikthyer Gaxhën në “The Top List” pas 108 javësh mungesë.
Ka qënë bashkëpunimi i tij me Franques, “My Girl”, projekti me të cilin Ardiani ka qënë për herë të fundit në klasifikimin e “The Top List”, po të kthehemi pas në vitin 201-të. Pavarësisht se Gaxha ka vijuar të prodhojë muzikë, fansat nuk kanë votuar mjaftueshëm që këngët e tij të jenë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”.
Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave të dy artistëve, “Lady Malena” është futur në klasifikim që në javën e parë të publikimit, duke u renditur në vendin e 83-të.
I ashtëquajtur si një bashkëpunim tepër interesant, kjo këngë është mirëpritur nga publiku shqiptar, duke marrë mjaft komente pozitive. Dyshja ka zgjedhur ta mbyllë vitin 2018-të me një këngë tepër ritmike, e cila me siguri do çmendë klubet e natës këto festa të fundvitit.