Pas një ndërprerje 4-vjeçare, ku Alban Nimani ndoqi karrierën e tij si solist, ai i riktehet grupit “Asgjë sikur Dielli”, duke lançuar njëkohësisht dhe albumin e tyre të ri, të tretin në rradhë.
Albumi titullohet “Disident” dhe është publikuar falas për të gjithë fansat në faqen zyrtare të grupit: www.asgjedikurdielli.info. Albumi i ri përmban 6 këngë, mes të cilave dhe kënga që mban titullin e këtij projekti.
“Disident” i shtohet rishtas klasifikimit të Top Awards, si new entry, duke u renditur në vendin e 20-të. Para pak ditësh, grupi ka publikuar dhe videoklipin e këngës, të cilin mund ta shikoni në 360° virtual reality në YouTube