Vetëm pak javë më parë, Retrovizorja hyri në Top Awards me dy projekte njëkohësisht, ”Mist” dhe ”Si të humba ty”. E tani ata na prezantojnë me këngën e tyre të radhës.

Krijimi i tyre më i ri mban titullin ”Vjeshtë” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Votat e publikut kanë bërë që ky projekt të renditet në vend të 29-të të listës.

Sërish edhe në këtë prurje të re ata i kanë qëndruar besnikë stilit të tyre karakteristik muzikor. Shoqëruar me zërin melodioz të Elina Dunit, ”Vjeshtë” është padyshim një dashuri me dëgjim të parë.

Një këngë që ka aftësinë të të japë një paqe shpirtërore dhe që zor se të mërzitet. ”Vjeshtë” është gjithashtu pjesë e albumit të ri të Retrovizorja, ”Signals”.