Retrovizorja ia ka dalë edhe njëherë tjetër të na tërheqë vëmendjen me projektin më të ri të publikuar së fundmi. Kënga e re mban titullin ”Signals” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Votat e publikut kanë bërë që ky projekt të renditet në vend të 86-të të listës. Zëri i ngrohtë i Elina Dunit e dallon këtë këngë nga shumica tjetër që mbizotëron kudo në treg.

Ashtu si dhe nga emri i tyre, Retrovizorja është i lidhur ngushtë me reflektimin. Muzika e tyre është një mjet për ta gjetur veten dhe për të dëgjuar si tingëllojnë ëndërrat, ndërsa ne të gjithë e kemi takuar një pjesë tonë përmes magjisë së muzikës së tyre.

U desh që një projekt i vjetër, t’i linte vendin një të riu. E kështu ndodhi dhe me ”Signals” nga Retrovizorja këtë javë.

Projekti i tyre i vjetër ”Vjeshtë” i la vendin këtij të riu duke dalë nga klasifikimi. Kënga në fjalë është e sigurt që nuk do t’ju dalë nga qejfi dhe do të jetë pjesë e playlist-ës suaj.