Rei Bezhani është një artist që numëron disa projekte muzikore të publikuara derimë tani por “E imja” është kënga që për herë të parë e ka bërë artistin pjesë të klasifikimit të “Top Awards”.

Sugjerimet nga ana e publikut, e kanë pozicionuar këtë projekt muzikor në vendin e 78-të.

Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, Rei ka zbuluar më shumë për këngën e tij më të re.

“E imja” i dedikohet një dashurie të mbetur në ajër dhe kjo për shkak të situatës në të cilën gjendemi momentalisht, ku njërëzit nuk mund të udhëtojnë të lirshëm.

Rei ka shpjeguar se kjo këngë ishte planifikuar për në festival kombëtar me një tematikë për emigracionin por nuk u realizua dhe kështu që vendosi ta përshtaste me situatën aktuale, ku fluturimet janë bllokuar.

Këngëtari ka treguar gjithashtu se xhirimet e klipit në aeroport i kanë dhuruar një eksperiencë mjaft të bukur.

Pavarësisht se ishte planifikuar të publikohej në muajin shkurt, Rei shpjeguar se për shkak të problemeve shëndetësore të vetë atij dhe familjarëve, nga e cila humbi jetën gjyshja e tij, vendosi ta shtynte realizimin e tij.

Më tej Rei ka folur paksa edhe për stilin që e sjell ndryshe krahasuar me projektet e mëparëshme.

Në fakt kam një album me 10 këngë, të cilin e kam përgatitur vetë. Në këto këngë kam vendosur të sjell disa plane te vetes sime, duke eksperimentuar nëpër zhanre të ndryshëm, duke iu përshtatur me shumë stil trendeve të momentit”.