Rreth tre muaj më parë, Elvana Gjata publikoi këngën me videoklip të projektit muzikor “Si Na”, të cilën këngëtarja e këndoi për herë të parë në dasmën e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në finales e “BBV2”. Por këtë radhë, ajo solli ‘versonin negativ’ të saj, e cila ndryshe nga versioni i parë i këndon ndarjes.

“Si na” ishte një këngë që shumë shpejt fitoi dashurinë e publikut dhe tani ka dhe një version jo aq romantik. Megjithatë, duket se publiku e ka bërë zgjedhjen mes këtyre dy varianteve…

Nga një vështrim i shpejtë, të paktën deri më tani, duket se dëgjuesit kanë pëlqyer më shumë versionin pozitiv të ”Si na”. Këtë e kuptojmë nga votat e tyre në klasifikimin e “The Top List”.

Momentalisht versioni origjinal është rritur me poziconimin në listë duke shkuar në vend të gjashtë. Ndërsa versioni negativ renditet aktualisht në vend të 23-të, me 7 vende më poshtë nga java e kaluar.