Ata fituan çmimin “Grupi i Vitit” gjatë ceremonisë së “Top Music Awards 2016” organizuar në muajin qershor. Bëhet fjalë për grupin e njohur NRG Band, i cili ka patur një vit të suksesshëm ku disa prej projekteve muzikore të tij kanë qënë hitet e kësaj vere.

Ndërkohë që janë duke shijuar suksesin e këngës “Mos ma le fajin”, një këngë që prej 15 javësh është pjesë e klasifikimit të “The Top List”, grupi ka vetëm pak ditë që ka nxjerrë projektin më të ri muzikor.

“Thirrem” titullohet kënga, e cila ka korrur një sukses të madh edhe pse ka vetëm një javë që ka dalë në treg. Duket se fansat kanë pëlqyer së tepërmi këtë projekt, pasi përmes votave të tyre, ata jo vetëm e kanë bërë pjesë të Top Listës por gjithashtu kanë mundur ta rendisin NRG Band në vendin e 8-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.