Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, banori i “Big Brother VIP Albania 4”, vazhdon të marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit e tij, jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në mbarë botën.
Në një shenjë të veçantë mbështetjeje, një billboard me fotografinë e artistit nga Peja është shfaqur në Times Square në New York, si një shenjë përkrahjeje për të përpara finales së madhe të spektaklit.
Ky billboard është një simbol i dashurisë dhe përkrahjes nga fansat e “Gjestit”, që po e ndjekin nga afër aventurën e tij në Big Brother VIP.
Pas një gjysmëfinaleje dramatike dhe të mbushur me emocione, katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh janë Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesti dhe Egli Tako.
Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill dhe vetëm njëri prej tyre do të arrijë të fitojë çekun me 100 mijë euro. Cili prej tyre do të jetë fituesi i “Big Brother VIP 4”?
