I ftuar në emisonin “Lancio” me Erma Mici ka qenë artisti David Dreshaj. Ai ka ardhur këtë herë me një këngë mjaft ritmike. “Te Quiero-Je T’Aime” mban titullin projekti i tij i ri që ka hyrë këtë javë në klasifkimin e “The Top List”. Disa polemika janë ngritur mbi këtë këngë, të cilat vetë Davidi i ka sqaruar në këtë intervistë.

Ai është përballur me kritika dhe përpjekje për të bllokuar klipin e tij të fundit, por Davidi ka reaguar duke thënë se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për realizimin e këtij projekti. Përtej këtij gjyqi, çfarë ndodhi më pas me pjesën mediatike?

Fillimisht, unë isha shumë i ngarkuar sot në mëngjes me avokatë dhe takime. Unë padinë e kam bërë për televizionin nacional në Malin e Zi dhe tani mbetet për t’u parë se çfarë dëmshpërblimi do të marr dhe se çfarë mund të arrij të marr për dëmtim të imazhit, integritetit tim si person, asimilimit e diskriminimit si shqiptar i lirë dhe i pavarur si nënshtetas i Malit të Zi, i lindur dhe i rritur aty. Priten të merren disa vendime. Thjesht, unë pres i revoltuar të fitoj gjyqin dhe do e çoj deri në fund.

Artisti ka përmendur gjithashtu se leja është marrë nga JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO, duke siguruar se gjithçka është kryer në përputhje me rregullat e autoriteteve përkatëse. Dreshaj shpjegoi se kënga dhe teksti kanë të bëjnë ekskluzivisht me temën e dashurisë dhe nuk përmbajnë asnjë mesazh patriotik apo politik, siç është spekuluar nga disa komentues.