Ndikimi i Covid 19 në muzikë është sigurisht më i madh se në çdo fushë tjetër. Artistët janë detyruar të vetëizolohet por “the show must go on”. Kështu që, shumica e artistëve shqiptar, frymëzuar nga artistët e huaj, kanë vendosur të këndojnë “live” në Instagram për të argëtuar fansat e tyre.
Elvana dhe Ledri kanë vendosur të bëjnë një “live” ndryshe në krahasim me artistët e tjerë. Gjithçka nisi me paraqitjen e Elvana Gjatës në Instagram, e cila në tre minutat e para, nuk tha asnjë fjalë por ka bërë thjesht një komunikim me fansat përmes mimikave të saj, kjo u duk e çuditshme por mbase e qëllimshme nga ana e Elvanës.
Ndërkohë që në “live” të artistëve të tjerë si Eneda Tarifa, Anjeza Shahini etj, kanë dhënë një performancë të shoqëruar me bandën muzikore, Elvana dhe Ledri kanë zgjedhur që të këndojnë me muzikë në sfond, duke mos dhënë një performancë aq profesionale por ajo çfarë nuk ka munguar në këtë “live” ka qënë kërcimi i dyshes.
Ndryshe nga “live-t” e tjere, mes Elvanës dhe Ledrit ka patur edhe bashkëbisedim, pavarësisht faktit se Elvana nuk iu është përgjigjur shumicës së pyetjeve të bëra nga reperi.
Shumica e komentuesve janë habitur me sjelljen e saj të çuditshme, kur në disa minuta nuk fliste fare dhe më shumë kërcente sesa këndonte.
Nisma “nuk po bëj koncert në klube por në Instagram” është padiskutim një frymëzim nga artistët e huaj si Coldplay, Miley Cyrus, Demi Lovato e shumë të tjerë.
Një tjetër frymëzim ka qënë edhe “Sounds of Silence” i Arilenës, një imitim i artistit të njohur italian Andrea Bocelli, “Music for Hope””, i cili performoi për të gjithë botën ne Duomo di Milano.