Data 31 dhjetor premton surpriza të shumta në ekranin e Top Channel dhe një ndër to është dhe La Fazani. Artisti do të jetë për kënaqësinë e të gjithëve, pjesë e shfaqjes së fundvitit të “Portokalli”, ku përveç se do të na argëtojë me muzikën e tij, do të vijë edhe me një rol në aktrim.

La Fazani, një artist unik dhe shumë i veçantë në llojin e tij. Prej vitesh ai na ka surprizuar me projektet e tij, që vijnë sa aktuale, aq edhe në një formë satirike.

La Fazani është kompozitor, multi-instrumentist, producent dhe këngëtar/reper nga Prishtina. Deri tani i njohur me emrin e tij të lindjes Arbër Salihu, ai shquhet për muzikën e tij me kombinimin unik të zhanreve të ndryshme muzikore, duke përfshirë Hip-Hop, R&B, Rock alternativ, new-wave, rege, muzikë folklorike dhe elektronike.

La Fazani kujdeset për çdo detaj, si mënyra e paraqitjes në skenë. Ai është një ndër artistët me stilin më unik që e bën menjëherë të dallojë nga të tjerët.