Blero, një artist mjaft i njohur dhe i dashur për publikun, ka vetëm pak ditë që ka nxjerrë në treg këngën e tij më të re, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen.
“Deren e ki hap” titullohet balada më e re e Bleros, e cila flet për një tradhëti. Artisti ka zgjedhur të prezantohet me një zhaner të cilin publiku e do fort dhe Bleros për hir të së vërtetës i shkon më së miri.
Por kë e ka Blero këngën e tij? A është ky një përjetim personal?
Blero gjendet në një gjendje shpirtërore të qetë, së bashku me bashkëshorten e tij, Afrona. Nga ana tjetër teksti i këngës nuk është shkruar nga Blero por nga Chipsi, gjë që na jep një tjetër arsye që kënga nuk ka lidhje me gjendjen personale te artistit.
Duket se Blero këtë këngë ka zgjedhur t’ja dedikojë të gjithë atyre që kanë përjetuar ndjenjën e tradhëtisë dhe pavarësisht kësaj, derën e kanë të hapur. Një këngë mjaft e dhimbshme.
Sugjerimet nga ana e publikut e kanë pozicionuar këngën në vendin e 86-të.