Ledina Çelo është një artiste që numëron shumë hite muzikore në karrierën e saj shumë vjecare.

Pavarësisht se këngët e saj dëgjohen dhe pëlqehen shumë, kjo është hera parë që këngëtarja gjendet në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”

“C’est La Vie” është kënga me të cilën artistja ka ardhur në një bashkëpunim me nipin e saj, Majk Çelo.

Sugjerimet e mëdha nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të bëhet pjesë e listës që në javën e parë të publikimit.

Një këngë e re për ju publik dhe fansa të dashur. Videoklipi u realizua jo lehtësisht për shkak të situatës jo të zakonshme por mendoj pikërishr në këtë moment kemi nevojë për nota shpirti dhe dashurie“, shkruan në klipin promovues në Instagram, artistja.

Po kush është Majk Çelo?

Eshtë nipi i Ledinës, i cili frymëzohet nga arti i hallës së tij dhe kjo ka qënë arsyeja që dyshja ka bashkëpunuar dhe ka sjellë një projekt muzikor kaq të pëlqyer për publikun shqiptar.

Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për Majk Çelo, klikoni këtu.