Festivali më i shumëpritur “South Outdoor Festival” rikthehet edhe këtë vit në Borsh, në jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë. Ky event 4-ditor siguron argëtim pa fund dhe eksperienca unike dhe të papërsëritshme.
Sigurisht nuk mungon as muzika më e mirë nga artistët më në zë. Të ftuar për të performuar në “South Outdoor Festival” kanë qenë dhe Mc Kresha dhe Lyrical Son, të cilët në një intervistë për Top Albania Radio, kanë treguar disa surpriza për publikun…
Si po shkon bashkëpunimi me Elvana Gjatën?
Mc Kresha: Super! Do të jemi të ftuar të këndojmë në koncertin e saj më 22 qershor.
Ka fjalë që Mc Kresha do bëjë një pauzë në muzikë, është e vërtetë kjo?
Ne e shohim muzikën Hip Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip Hop deri 50-60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne.
Për 1 vit e 1 muaj keni bërë dy albume, a do të vini me një recital së shpejti?
Shpresojmë dhe jemi duke punuar. Por ne jemi pak perfeksionistë dhe pa ardhur në atë nivelin që duam ne, nuk po marrim guximin.