Emra Brah po kthehet tashmë në një emër gjithnjë e më të pëlqyer tek publiku i gjerë. Artisti është duke ngjitur shkallët e suksesit edhe më shumë pas çdo projekti muzikor.

Këtë javë, Emra Brah ka ardhur në një projekt solo që e kishte paralajmëruar prej pak kohësh. Kënga e tij e re mban titullin “Deti” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

”Deti” vjen pas disa bashkëpunimeve mjaft të suksesshme të Emra Brah. Këtë vit ai ka bashkuar forcat me Semi Jaupaj për të sjellë “Fotografia”, një këngë që u kthye menjëherë në hit, si dhe me Don Phenom në projektin “O jet”.

Por pas këtyre bashkëpunimeve, Emra vjen për herë të parë në listë solo. Pas këtyre dueteve, kemi qenë kuriozë se kur do ta shihnim artistin në një projekt vetëm dhe “Deti” nuk na zhgënjeu aspak.