Paradox duket se ka goditur në shenjë me projektin e ri muzikor. “Back To Her” është projekti i parë i Paradox, i cili përbëhet nga vokalistja Anxhela Llaha dhe producenti Andi Lazaj.

Kjo këngë, e cila i përket zhanrit “Tropical and Deep House”, është bërë pjesë e “The Top List” rreth 3 javë më parë dhe kjo javë ka rezultuar tepër e suksesshme për Paradox.

“Back To Her” është ngjitur me 8 pozicione këtë javë, duke u pozicionaur në vendin e 10-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në klasifkimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Dyshja, e cila është pjesë e shtëpisë diskografike “360MRecords”, përmes këtij projekti muzikor ka risjellë në vëmendje stinën e verës, pikërisht në këtë kohë kur ajo na mungon më shumë. Me disa korda delikate të kitarës, kjo këngë është krijuar posaçërisht për perëndimet, një këngë perfekte për të sjellë në mendje kujtimet e verës.