Noizy është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar. Ai numëron shumë hite dhe bashkëpunime me artistë të talentuar. Pak ditë na ndajnë nga koncerti i madh i Alpha Show 2 i cili pritet të ketë dhe më shumë sukses se ai i pari.

Në një post ne Instagramin e tij, reperi flet në lidhje me Alpha Show 1 për skenën madhështore, e për kolegët e tij që u bënë bashkë në këtë koncert madhështor, ku i falenderon të gjithë ata të cilët e pranuan ftesën me shumë dashuri. Disa nga fjalët që reperi ka thënë janë:

Mbaj mend që kam shpërthyer në lot 3-4 herë, në backstage. E pashë dashurinë që njerëzit treguan dhe thashë që paskan nevojë për pak zhurmë.

Me sa duket Alpha Show do jetë një traditë në vendin tonë, pasi në Shqipëri mungon një koncert hip-hopi. Disa nga emrat që do performojnë në këtë koncert janë: Dhurata Dora, Mc Kresha, Lyrical Son, Varrosi, Elgit Doda, Yll Limani, Ledri Vula, Elai, Buta, Rayvanny, BM, Stine, West Side Family, Mr Elvis, Elvana Gjata, Era Istrefi, Ghali, Stresi, Rudi.