Katërshja e famshme Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi, po shijojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre më të ri të quajtur “Pablo”.
Ky projekt muzikor, i cili javën e kaluar ishte hyrja më e re e “The Top List”, këtë javë ka korrur një super sukses, duke u ngjitur me 14 pozicione.
I ardhur si një surprizë për të gjithë fansat e artistëve, “Pablo”, për këtë javë mban vendin e 29-të, duke shfaqur vëmendjen e madhe që publiku i ka kushtuar kësaj prurjeje, edhe pse ende nuk ka një videoklip.
Nisur nga titulli, “Pablo” lë të nënkuptohet se i dedikohet lordit më të madh të drogës në histori, Pablo Escobar por në fakt nënkuptimi i këtij titulli shkon më tej, pasi teksti i kësaj kënge i dedikohet femrave, ku në njërin prej vargjeve thuhet se femrat dëshirojnë një si “Pablo”, duke i’u referuar kështu atyre femrave që kanë sponsora.