Mbrëmjen e djeshme Eurovisioni u rikthye në ekranet tona me gjysmëfinalen e parë. Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi natën e parë gjysmëfinale. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës ‘Sekret’, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Edhe pse jo e kualifikuar performanca e Ronelës ka marrë gjithë audiencën e rrjeteve sociale ku në faqet zyrtare të Eurovision si Instagram, YouTube, Facebook dhe TikTok performanca e Shqipërisë kryeson si video më e pëlqyer dhe më e komentuar.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. Së fundmi këngëtarja ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në rrjetin e saj Instagram.

Edhe po të isha në finale do të isha e fundit! E di, por dashuria që kam marrë është e pakrahasueshme. Unë e fitova Eurovision, sepse fitova publikun! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë! Ju dua të gjithë!