Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur! Duket se së shpejti, artistja do rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Dafina ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’iu kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të saj, duke u fokusuar tek familja. Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ka qëndruar pa aktivitet, pasi po punon në heshtje për projekte të reja muzikore.

Edhe pse vetëm para pak javësh është bërë nënë për herë të parë, artistja e dashur për publikun tashmë e ka gati projektin e saj më të ri muzikor. Dafina do të publikojë një këngë që mban titullin “Faya” dhe publikimi i saj do të jetë më 21 gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit një fotografi shoqëruar me titullin e këngës dhe datën e lançimit. Duket se tashmë artistja po rikthehet me energji dhe ide të freskëta.