Ky lajm mund t’ju gjejë të papërgatitur, por… Një bashkëpunim i ri është rrugës dhe parashikohet që çdo plagë e shpirtit mund t’ju dalë në sipërfaqe…
Nëse themi këtë, dijeni se bëhet fjalë për një bashkim mes Art Abazit dhe Mc Kresha. Pas “Enigmë”, dyshja do na prekë sërish zemrat me projektin e tyre të ri.
Pas rreth pesë vitesh nga kënga e parë e përbashkët, Art Abazi dhe Mc Kresha janë gati të rikthehen me një tjetër duet. Në vitin 2020, dy artistët publikuan “Enigmë”, një bashkëpunim që u prit mirë nga publiku dhe që mbeti në kujtesën e dëgjuesve si një nga kombinimet më të veçanta të atij viti e ende një ndër këngët më të bukura edhe sot.
Tashmë, Arti përmes një postimi në Instagram ka dhënë lajmin se bashkëpunimi i tyre do të ketë një vazhdimësi. “6 vite më vonë… nëse e keni dashtë kangën tonë të parë, bëhuni gati për të dytën!”, ka shkruar ai, duke paralajmëruar rikthimin.
Për momentin, detajet rreth këngës mbeten të pazbuluara, por pritshmëritë janë të larta nga fansat që kanë ruajtur kujtimin e bashkëpunimit të parë. Mezi po presim!
