Këtë javë Noizy ka rihyrë në klasifikimin e ”The Top List” në Top Awards pas 6 vitesh mungesë pas disa keqkuptimeve mes tij dhe Top Media-s. Tani që çdo gjë është qetësuar mes palëve, Noizy i bashkohet artistëve të tjerë të Top Awards.

Rigels Rajku apo Noizy siç njihet me emrin e tij të artit, ka lindur më 27 shtator 1986. Noizy është një nga artistët dhe reperët më të njohur të tregut muzikor. Ai u ngrit në famë kur lançoi albumin e tij të parë në vitin 2009. Noizy me familjen e tij u zhvendos në Londër, ku u rrit në Woolwich. Në atë kohë Woolwich njihej si një nga lagjet më të rrezikshme në Londër. Nga situata Noizy themeloi grupin e tij për vetëmbrojtje të quajtur O.T.R. Frymëzuar nga rrjedha e jetës që ai përjetoi në të kaluarën e bëri atë më të frymëzuar të ketë sukses në karrierë. Gjatë kohës së tij në Londër, ai krijoi një pasion për të marrë pjesë në “Ndeshje Rruge”, “Street Fight” (një lloji dyluftimi si lloji i boksit por pa rregulla të mirë përcaktuara) dhe gjithashtu ai ishte tepër i zoti në këtë lloj dyluftimi. Në prill 2006, Noizy merr pjesë në Top Fest 3 me këngën “Jemi OTR” dhe reperi ishte vetëm 19 vjeç. Në vitin 2009, Noizy publikon albumin “Pak më ndryshe” me 16 këngë pa videoklipe. Në vitin 2010, artisti publikon albumin “Most Wanted (Mixtape)”. Në vitin 2011, ai publikon albumin “Living Your Dream”. Albumi i treti në karierën e Noizy-t, doli në shitje pa CD. Mes shumë projektesh mjaft të suksesshme si solo ashtu edhe në bashkëpunim me artistët më në zë shqiptarë por dhe të huaj, Noizy numëron dhe albume të tjera, si “Do You Remember Me?” në 2012, “The Hardest In The Market” në 2014, “The Leader” po në 2014, “Zin City”në 2016 dhe “Epoka” në “2019”. Noizy hyn në klasifikimin e Top Awards më 23 Korrik 2022 me dy projekte njëkohësisht, “Alkool” në bashkëpunim me Yll Limanin dhe “Edhe një natë” me Xhensila Myrtezaj.