Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun. Nga ana tjetër, edhe Noizy është një nga reperët më në zë dhe më të suksesshëm të tregut.

Një nga bashkëpunimet më të suksesshme që u kthye padyshim në një hit, ishte dueti i tyre ”Mi Amor”, një projekt i cili u publikua gjatë sezonit të kaluar veror. E duket se Noizy dhe Dhurata kanë gjetur gjuhën e tyre të përbashkët drejt suksesit.

Së fundmi ata kanë sjellë dhe bashkëpunimin e tyre më të ri. “Kallma” mban titullin projekti i tyre që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Përveç se është një këngë mjaft ritmike, edhe videoklipi është mjaft i veçantë, ku shihen si Dhurata dhe Noizy më një super kimi në mes tyre. Padyshim që kjo këngë do të kthehet në hit dhe do ta ’kalli’ verën.