Butrint Imeri është një ndër artistët që numëron një numër të madh fansash dhe kjo falë talentit të tij. Ndërkohë që jemi mësuar me një Butrint ritmik, duket se karantina ka zbuluar një dimension tjetër të artistit, atë të romantikut.
Butrint vendosi të ishte sa më pranë fansave këtë periudhë “pauze” muzikore kudo në botë, për shkak të Koronavorusit, duke iu dhuruar një ndër performancat “live” më të këndshme dhe ajo cfarë është më interesantja, në versionin akustik.
Artisti bëri gjithashtu publik edhe projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Prita”, i cili gjithashtu ka ardhur në versionin akustik dhe që për hir të së vërtetës i shkon shumë.
Ky projekt muzikor i këngëtarit ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, i cili e ka dashuruar menjëherë versionin tjetër të Butrintit dhe e ka bërë pjesë të klasifikimit që në javën e parë të publikimit.
Butrinti gjendet aktualisht në klasifikim me 4 këngë në total, “Për një dashuri”, “Sa gjynah”, “Dream Girl” dhe “Prita”, të cilat pozicionohen përkatësisht në vendin e 4-të, 6-të, 7-të dhe 45-të.