Keida Budini ka publikuar këngën e saj të re titulluar “Për ty lë ëndrrat”. Artistja ka shumë vite në industrinë tonë muzikore, por ky është projekti i parë i publikuar në kanalin e saj zyrtar në Youtube. Kjo këngë e sjell atë për herë të parë në “The Top List”.

Kieda Budini është një këngëtare dhe aktore me prejardhje nga Fieri dhe Kosova. Debutimi i saj në skenë u bë në moshën 8-vjeçare dhe më pas u përqendrua në muzikë dhe këngë gjatë periudhës së shkollës dhe studimeve universitare në Tiranë për Këngë Klasike. Gjatë atij intervali, Kieda publikoi këngë të ndryshme në zhanrin pop para se të udhëtonte për në Vjenë, Austri për të përfunduar studimet e saj të thellësuar në Teatrin Muzikal dhe Aktrim.

Kieda ka qenë pjesë e disa produksioneve muzikore në Austri, po ashtu ka bërë paraqitje në kampionatin botëror të performancës në SHBA (WOCOPA) me grupin Austriak. Aty ajo fitoi medalie të arta dhe të argjendta në gjirin e këngës klasike dhe muzikës Country. Në mënyrë të veçantë, Kieda ka pasur shansin të jetë pjesë e festivaleve të njohura si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”, duke u paraqitur me këngë të kompozuara nga kompozitorë të njohur shqiptarë.

Kieda ka marrë pjesë  në një film të ri që u xhirua së fundmi në Detroit, SHBA. Ky film është në përgatitje për të dalë shumë shpejt dhe është prodhuar nga Nick Shreli dhe Malek Bader.

Kieda interpreton rolin e Alinës. Ajo eshte  rikthyer në skenën muzikore me këngë të reja dhe ka nisur projekte të reja. Aspirata e Kiedës në fushën e muzikës është diversiteti, duke përfshirë aftësinë e saj për të kënduar në zhanre dhe stile të ndryshme.