Ilira Gashi mund të jetë një nga yjet e ardhshëm të muzikës pop në botë. E rritur në një qytet të vogël zvicerian nga prindër shqiptarë, Ilira luftoi për të gjetur vendin e saj në një ambjent me kultura të ndryshme.

E frymëzuar nga muzika e Nirvana-s deri tek ajo e Rihanna-s, Ilira krijoi një stil muzikor që në moshë të re, e cila e ka përcaktuar në artistën që është sot.

Ilira ka performuar në disa “talent-show” të ndryshme në Shqipëri dhe Zvicër, duke dëshmuar dëshirën e saj të pamposhtur për të qëndruar në skenë. Që në vitet e para të adoleshencës, Ilira shkroi këngët e saj të para me “beats” që ajo i kishte blerë “online”. Në mënyrë që të arrinte një audiencë më të madhe ajo shpërndau në profilin e saj në Instagram disa video teksa këndonte.

Nga zhvendosur në Berlin, Ilira nisi të shkruante për artistë të tjerë dhe zëri i saj ishte i pranishëm në shumë projekte të Dj-ve të ndryshëm.

Së fundmi, Ilira është fokusuar në karrierën e saj “Solo”, duke u zhvendosur në Los Angeles dhe Londër për t’i shtuar repertorit të saj disa këngë të reja.

Cdo këngë që shkruaj është një pasqyrim i personalitetit tim. Ndonjëherë jam në gjendje të mirë shpirtërore sikur jam në një ditë vere në Central Park me një shishe shampanje në dorë. Ndonjëherë, nuk dua të dal nga shtëpia, duke ndenjur në krevat me një gjendje shpirtërore “gri””, shprehet Ilira.

Ilira, e cila ka nënshkruar kontratën me “Four/Sony Music”, ka vetëm pak ditë që ka publikuar “Whisper My Name”, një projekt muzikor që tregon vokalin e saj të fuqishëm.

Për këtë këngë, Ilira ka punuar me producentët e “Hitimpulse”, të cilët kanë punuar me Kygo dhe Ellie Goulding. Falë sugjerimeve nga ana e publikut, “Whisper My Name” është futur në “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 76-të.