“So What’s It Gonna Be?” mban titullin një prej hyrjeve më të reja të listës për këtë javë, e cila është sjellë nga Blerta Kosova dhe Edona Vatoci.
Të dyja artistet janë emra të dëgjuar në muzikën shqiptare por ndërkohë që Edona ka qënë pjesë e listës së Top Awards, për Blerta Kosovën, kjo është hera e parë që bëhet pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që kjo këngë të futet menjëherë në klasifikim, duke u pozicionuar në vendin e 63-të.
Kush është Blerta Kosova?
Blerta Kosova është këngëtare, multi-instrumentiste, kantautore dhe producente nga Mitrovica, Kosova.
Me muzikë filloi të merret që në moshën 12-vjeçare si pjesëtare e grupeve “rock” te “Mitrovica Rock School”.
Më pas ngjalli interesi për muzikën elektronike dhe kështu në vitin 2011-të, ajo publikoi projektin e saj “solo”, që ishte më shumë në frymën elektronike, eksperimentale, “synthëave”.
Më pas filloi edhe bashkëpunimin me Visar Kasa me duo projektin “Bicalko”, me të cilin publikuoi albumin “Picolo” dhe me pas një “EP” të quajtur “Schengen EP”, kushtuar izolimit te padrejtë të kosovarëve.
Blerta vijoi të punonte fort në muzikë dhe arriti të publikonte albumin e saj të parë “solo”, të quajtur “Reflections” dhe ndërkohë publikoi edhe “singles” të shumta.
Projekti i fundit është kënga “So What’s It Gonna Be” me Edona Vatocin. Krahas këtyre, Blerta bën pjesë edhe në Tandem dhe Asgje Sikur Dielli.