Adem është një prej artistëve më të rinj të tregut muzikor shqiptar, i cili sapp ka publikuar këngën e tij të parë me të cilën debuton këtë javë në “The Top List”. “TIB” është një këngë energjike dhe moderne, ku Adem sjell një ritëm të fuqishëm dhe tekst që flet për suksesin dhe krenarinë për jetën që ai ka ndërtuar. Kënga është e mbushur me motivim dhe forcë.
Adem ka lindur dhe është rritur në Gjermani, në qytetin e Shtutgart. Prindërit e tij kanë jetuar në Lipjan, një qytet i vogël afër Prishtinës. Adem ka kënduar që në moshën 5-vjeçare dhe gjithmonë ka dashur të bëjë këngët e tij. 2020 kishte një mundësi të madhe që ai të tregonte talentin e tij.
Adem shkruan këngë për artistë të tjerë, si për shembull për Dhurata Dorën, me këngën “Ma mirë se un”. Ky ishte motivimi më i madh për të që të publikonte muzikën e tij. Në fund të vitit 2024 më në fund publikoi këngën e tij të parë “Tib” që do të thotë Trëndafil i Bardhë, me të cilën shpreson të jetë një kapitull i ri i rrugëtimit të tij.