Një artiste e re mësyn në klasifikimin e javës të “The Top List”. Fezz është një nga hyrjet më të reja që debuton në Top Awards.
Elena Fezga, këngëtarja shqiptare e lindur në Verona, sapo ka publikuar këngën e saj të parë “Shine star”. Kënga është kompozuar nga Fio Zanotti, i njohur për bashkëpunimet me artistë si Adriano Celentano, Gianluca Grigniani, Pooh, Vasco Rossi, Loredana Berte dhe si orkestruesi i këngës “Senza Pieta” të Ana Oxa-s, me të cilën ka fituar edhe Sanremon në vitin 1999.
Kënga erdhi në një moment të jetës së saj kur ka mbaruar studimet në Akademinë Lirike në Verona dhe kishte ardhur koha për të kënduar.
Fezz vjen plot energji dhe risi në klasifikimin e “The Top List”. Jemi të sigurtë që shumë shpejt do të dëgjojmë gjëra dhe më të mëdha nga kjo artiste e talentuar.