Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.
Një mbrëmje e mbushur me miq e dashamirës të Top Albania Radio-s dhe me njërëzit që kontribuojnë çdo ditë për të sjellë suksesin e saj gjithnjë e në rritje. Sigurisht nuk munguan as yje të botës së ekranit dhe të çdo fushe. E ftuar në këtë mbrëmje ka qenë dhe Jonida Maliqi, e cila ka treguar dhe lidhjen e saj me Top Albania Radio-n…
Unë jam rritur me këtë radio, ashtu siç janë rritur të gjithë shqiptarët. Është një radio prej së cilës ruajmë shumë kujtime. Mbaj mend emisionet e para që na kanë lidhur shumë. Ka qenë një urë shumë e madhe për ne artistët, na ka dhënë një suport të jashtëzakonshëm ndër vite. I ndihem mirënjohëse Top Albania Radio-s për bashkëpunimin ndër vite dhe i uroj jetëgjatësi. Jam e bindur që nuk do ketë kurrë fund.