Pas disa muajve pauzë, Jonida Maliqi rikthehet fuqishëm me një këngë mjaft energjike, ku këngëtarja ka vendosur ta titullojë “Do apo nuk do”. Ajo është një nga artistet shqiptare që i ka rezistuar kohës dhe publiku e dashuron dhe çdo projekt i saj merr impaktin më pozitiv.

Jonida Maliqi i është përkushtuar vitet e fundit thuajse me kohë të plotë televizionit, me projektet e saj dhe jo vetëm, megjithatë rikthimet tek dashuria e saj, muzika, i ka gjithnjë speciale. Këngëtarja pak muaj më parë solli projektin “Hije” dhe tani erdhi koha për një tjetër hit.

Artistja ka sjellë këngën e saj më të re me titullin “Do apo nuk do”, që mesa kuptojmë ka një domethënie të veçantë për të. Këtë e themi sepse Jonida ka vendosur që projektin e saj ta publikojë në ditën e saj të lindjes.

Në të dyja projektet e saj të fundit muzikore Jonida ka zgjedhur të vijë ndryshe duke publikuar këngë që nuk ngjajnë aspak me njëra-tjetrën, por që janë tejet ritmike. “Do apo nuk do” renditet në vend të 15-të për këtë javë.