Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e kërkuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. E duket se si një verë që padyshim do të quhet vera e bashkëpunimeve, Fifi prej ditësh na kishte lajmëruar se do të bashkonte forcat me një tjetër artist që është pikërisht Gjiko. 

“Djegi krejt” quhet dueti i dyshes i cili ka vetëm pak ditë që është publikuar dhe këtë javë ka hyrë në klasifikimin e “The Top List”, duke u renditur në vend të pestë në Top 5 menjëherë. Por mesa duket artistët nuk janë mjaftuar me kaq.

Surprizat mes dyshes nuk mbarojnë me kaq dhe pas suksesit të “Djegi krejt” kanë vendosur të bashkojnë sërish forcat, të paktën kështu shprehen disa burime për mediat së fundmi. Sipas po këtij burimi, dy artistët kanë përfunduar xhirimet dhe pritet që shumë shpejt të lançojnë projektin e dytë në vetëm pak kohë diferencë.