Erma Mici është një artistet më të reja dhe më të talentuara në tregun shqiptar. Para pak javësh ajo debutoi për herë të parë në ”The Top List” me projektin ”Heartbreak Hotel”.

“Heartbreak Hotel”, një këngë mjaft e ndjerë që e ka sjellë Ermën me disa nota shumë romantike, por njëkohësisht tepër melankolike. Padyshim që secili prej nesh mund të gjejë një pjesë nga vetja, aq më tepër nëse keni përjetuar një ’thyerje zemre’.

Ajo është gjithashtu pjesë e familjes së Top Albania Radios si prezantuese dhe mund ta dëgjoni në emisionin ”Një Këngë Për Ty”, çdo ditë nga ora 15:00 deri në 18:00. E mesa duket ka ardhur momenti që Erma të publikojë një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto teksa shkruan: ”Teksa prisni ndonjë projekt të ri, kthehuni te ”Heartbreak”-u”. Mezi presim!