Bleona Qereti, një ikonë e muzikës shqiptare! Me një karrierë shumë vjeçare, Bleona gjithmonë ka ditur si të tërheqë vëmendjen.

Ajo është ylli i popit më me ndikim të brezit të saj, ndërsa është një nga ikonat kulturore më me ndikim të ditëve të sotme. Artistja theu tabutë kulturore të Shqipërisë duke i inkurajuar shqiptarët të jenë mendjehapur.

Bleona arriti të bëhej mjaft e njohur për publikun shqiptar që prej publikimit të këngës së saj të parë, “Lermeni” në vitin 1996. Që prej vitit 2009-të, Bleona është zhvendosur për të jetuar në Amerikë, ku ka punuar me producentë të njohur si Timbaland, Rodney Jerkins, David Foster. Bleona ka luajtur gjithashtu disa role në filma të ndryshëm, qofshin ato të huaj apo shqiptarë.

E tani ajo vjen sërish shumë më pranë publikut shqiptar. Bleona do të jetë e ftuar speciale në natën e ndërrimit të viteve, në spektaklin e humorit “Portokalli”. Mos e humbisni, më 31 dhjetor, vetëm në Top Channel!