Elvana Gjata, do të jetë e ftuara speciale e këtij episodi në ”Më lër të flas”. Në intervistën për Romeo dhe Donald Veshajn këngëtarja do të flasë për koncertin e 22 qershorit dhe do të japë detaje ekskluzive.

Mesa duket kjo do të jetë një e premte për të mos u humbur me të pathënat e Elvanës me humor dhe batuta. Mos e humbisni “Më lër të flas”, këtë të premte në orën 21.00 nën moderimin e Romeo dhe Donald Veshajt, intervistën ekskluzive të Elvana Gjatës vetëm pak ditë para “koncertit më të madh recital të mbajtur ndonjëherë në Air Albania”.

E teksa edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i saj, pak nga pak po zbulojmë dhe disa detaje më shumë. Ditën e djeshme, Elvana zbuloi për fansat e saj artistët që do performojnë së bashku me të në skenë. 

Por jo vetëm kaq. Artistja ka zbuluar dhe opening acts. Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni, do të hapin koncertin e Elvanës dhe ne mezi po presim.